Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita fiton derbin me Prishtinën

Drita

Pas humbjes nga Fushë Kosova në xhiron e kaluar, Drita është kthyer te fitorja.

Drita të shtunën fitoi në derbi ndaj Prishtinës me rezultatin 1:0.

Ndeshja u zhvillua në terrenin me bar sintetik në Gjilan dhe i takoi xhiros së 24-t.

Golin e fitores e shënoi sulmuesi Blerim Krasniqi në minutën e 61-të.

Ai golin e nëntë të edicionit aktual e shënoi pas harkimit të Raddy Ovoukas.

Drita pas 24 ndeshjeve ka 46 pikë në vendin e tretë. Prishtina mbetet në vendin e pestë me 34 pikë.

Artikuj të ngjashëm