Prishtina ka mposhtur Flamurtarin 2 me 0 në derbin e kryeqytetit për të mbetur në hap me liderët në Superligë.
Meriton Korenica dhe Armend Thaçi realizuan golat për fitoren e shtatë këtë sezon.
Në tabelë, Prishtina ka 23 pikë në vendin e katërt, një më pak se Drita e Gjilani në pozitat dy dhe tre dhe tri më pak se Ballkani që është lider.