Sport

Prishtina forcohet me plejmejkerin Tomsick

Plejmejkeri, Nicholas Alfred Tomsick është përforcimi më i ri i KB Sigal Prishtinës. Klubi nga kryeqyteti të martën e ka zyrtarizuar Tomsickun, i cili do të jetë pjesë e ekipit për sezonin 2021/22. Tomsick edicionin e fundit ka qenë pjesë e ekipit Tindasoll nga Islanda kurse karrierë ka bërë edhe në Kroaci.

“Nicholas Alfred Tomsick lojtari më i ri i KB Sigal Prishtina! Kroato-amerikani është organizues i lojës në pozitën 1. I shpallur lojtar i vitit disa herë në ligën e Islandës, Nicholas ka luajtur në ligën kroate dhe se fundi në ligën e Islandës për Tindasoll në Urvalsdeild”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prishtinës.

Tomsick është përforcimi i tretë i huaj për sezonin e ri, pasi klubi më herët ka zyrtarizuar edhe Wendell Mitchellin e Alioune Tewin.