Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina fiton thellë ndaj Dukagjinit, kthehet në vend të dytë

Prishtina nuk ka lejuar befasi në ndeshjen ndaj Dukagjinit. Të shtunën mbrëma në “Fadil Vokrri”, Prishtina fitoi 4:1 ndeshjen e xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Me këtë fitore Prishtina është kthyer në vend të dytë, të cilin e humbi më herët të shtunën nga Gjilani. Prishtina i ka 50 pikë, dy më pak se Drita. Gjilani renditet i treti me 48 pikë.

Ndërkohë Dukagjini është i fundit me vetëm 10 pikë nga 25 ndeshje.

Otto John (30’), Ahmed Januzi (68’), Meriton Korenica (85’) dhe Kreshnik Uka (88’) shënuan për Prishtinën. Altin Merlaku realizoi golin e vetëm për Dukagjinin në minutën e 43-të.