Pas dy barazimeve rresht, Prishtina u është kthyer fitoreve.
Skuadra kryeqytetase fitoi 1 me 0 ndaj Gjilanit në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e parë.
Diar Miftaraj shënoi golin e vetëm të ndeshjes. Ai realizoi në minutën e 80-të.
Në tabelë, Prishtina është e treta me 11 pikë, aq sa ka edhe Llapi në vendin e dytë. Lider mbetet Flamurtari me 13 pikë.
Artikuj të ngjashëm