Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mbyllet pa fitues ndeshja Prishtina – Gjilani

FC prishtina

Përditësim 20:28 - Ka përfunduar pa gola ndeshja ndërmjet Prishtinës e Gjilanit. 

Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takoi xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prishtina bëri tjetër hap prapa në garën për titull të kampionit. 

Klubi nga kryeqyteti në xhiron e kaluar u mposht nga Llapi me rezultatin 2:1. 

Ndërsa në moment të mirë nuk është as Gjilani. Ky ishte barazimi i dytë në tri ndeshjet e fundit. 

Prishtina vazhdon të jetë lidere me 26 pikë. Tri pikë më pak i ka Ballkani në vendin e dytë. 

Gjilani është në pozitën e parafundit me 12 pikë.

Mbyllet pa gola pjesa e parë në “Fadil Vokrri”

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit. 

Kjo ndeshje e cila po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” i takon xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll.