Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Egbo pritet të zyrtarizohet si trajner i Prishtinës

Emmanuel Egbo pritet të zyrtarizohet si trajneri i Prishtinës. Ish-trajneri i Tiranës do ta zëvendësojë Debatik Currin në postin e trajnerit të parë.

“Ai ndodhet në Prishtinë dhe ka mbetur vetëm firmosja e kontratës. Presim t’i shtyjë përpara objektivat tona”, ka thënë një zyrtar i klubit të futbollit Prishtina në kushte anonimiteti.

50-vjeçari nga Nigeria me Tiranën e ka fituar titullin e kampionit në edicionin 2019/2020.

Pas Tiranës, ishte trajner te klubi arab Ohod Club për një vit.

Prishtina, aktualisht zë vendin e katërt në Superligën e Kosovës me 13 pikë dhe është në një seri prej shtatë ndeshjeve pa fitore.