Skuadra e Prishtinës ka bërë të ditur se ndeshjen e xhiros së shtatë kundër Malishevës, do ta luajë në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Në njoftimin e klubit të hënën, thuhet se Prishtina ka zgjedhur këtë stadium për ta luajtur ndeshjen pas dënimit që e mori pas duelit me Ballkanin, të cilin e zhvilloi në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkaku i incidenteve që ndodhën para fillimit të takimit, Prishtina është dënuar që dy ndeshjet e ardhshme si vendase mos t’i luajë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Dueli mes Prishtinës dhe Malishevës, zhvillohet të mërkurën prej orës 15:00 dhe do të luhet pa praninë e tifozëve.