Prishtina ka arkëtuar pikët e plota në ndeshjen e fundit të xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës në futboll, duke e mposhtur skuadrën e Gjilanit.
Në një teren të rënduar nga uji e balta, për shkak të të reshurave të borës, Prishtina shënoi fitore prej 2 me 1, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte goli i minutës së 17 nga Mankenda që kaloi bardhekaltërit në epërsi.
Gjilanasit u kundërpërgjigjën në fund të pjesës se parë kur Rusi dërgoi topin në rrjetë në minutën e 44.

Në pjesën e dytë Prishtina riktheu epërsinë përmes Januzit, i cili realizoi kur po zhvillohej minuta e 62.
Pas kësaj fitore Prishtina merr vendin e dytë në klasifikim me 31 pikë, dy më pak se lideri - Llapi. Përderisa Gjilani në vendin e shtatë ka 25 pikë.