Sport

Gjilani fiton pikët e plota, mposht Prishtinën e Re

Gjilani

Tre golat e shënuar në pjesën e parë ia siguruan fitoren skuadrës së Gjilanit.

Gjilani të dielën në shtëpi e mposhti Prishtinën e Re me rezultatin, 3:2. Ndeshja i takoi xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës.

Edi Basha e hapi serinë e golave në minutën e 23-të. Pesë minutë më pas, Basha, e shënoi edhe golin e dytë.

Sulmuesi i qendrës, Senad Jaroviq, realizoi për 3:0 në minutën e 37-të.

Toni Gomes e shënoi golin e parë për Prishtinën e Re në minutën e 45-të.

Ndërsa Astrit Berisha e ngushtoi rezultatin në 3:2 në minutën e 92-të, por në fund goli i tij nuk mjaftoi për t’ia rrezikuar fitoren vendësve.

Për Gjilanin ishte ndeshja e gjashtë rresht pa humbje. Ndërkohë për Prishtinën e Re ishte disfata e dytë në tri ndeshjet e fundit.

Gjilani ka 26 pikë dhe e zë vendin e gjashtë. Prishtina e Re vazhdon të mbetet në pozitën e fundit me 15 pikë.


Gjilani në epërsi

Gjilani ka kaluar në epërsi ndaj Prishtinës së Re. 

Për 1:0 realizoi Edi Basha në minutën e 23-të. Ai shënoi gol të bukur nga afërsia. 

Kjo ndeshje i takon xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës.

Gjilani me epërsi të lartë pas pjesës së parë

1 o. më parë / 21 dhj 2025 13:47
Gjilani

Gjilani është duke fituar 3:1 pas pjesës së parë ndaj Prishtinës së Re. 

Dy golat e parë i realizoi Edi Basha në minutën e 23-të dhe të 28-të. 

Senad Jaroviq ishte realizatori i golit të tretë në minutën e 37-të. 

Golin e vetëm për Prishtinën e Re e realizoi Toni Gomes në minutën e 45-të. 

Ndeshja është e vlefshme për javën e 18-të të elitës së futbollit kosovar.

Gjilani e shënon edhe golin e tretë

1 o. më parë / 21 dhj 2025 13:41
Gjilani

Gjilani është duke fituar thellë 3:0 ndaj Prishtinës së Re. Senad Jaroviq e realizoi golin e tretë në minutën e 37-të. Dy golat e parë për skuadrën gjilanase i shënoi Edi Basha. 

Ndeshja është e vlefshme për javën e 18-të të elitës së futbollit kosovar.

Basha shënon sërish për Gjilanin

1 o. më parë / 21 dhj 2025 13:37
Basha

Edi Basha ka shënuar tjetër gol në përballjen ndaj Prishtinës së Re. 

Gjilani po avancon 2:0 ndaj Prishtinës së Re. Basha golin e dytë e realizoi në minutën  e 28-të. Pesë minuta më herët, Basha e shënoi golin e parë. 

Kjo ndeshje i takon xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës.