Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prezantohet topi i Kampionatit Botëror

Topi zyrtar për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, do të quhet “Al-Rihla”. Emri i topit, i cili në përkthim është “udhëtim”, u bë i ditur të mërkurën nga FIFA dhe partneri i saj, kompania e njohur e veshmbathjeve sportive “Adidas”.

Topi u prezantua pak para tërheqjes së shortit, i cili do të bëhet të premten në Doha. Kampionati Botëror nis më 21 nëntor, ndërsa finalja e turneut do të zhvillohet më 18 dhjetor.

Sipas FIFA-s, topi përfaqëson “futboll të shpejtë, pasi lëviz më shpejt në ajër se çdo top tjetër në historinë e turneut”.

Artikuj të ngjashëm