Kompania e veshmbathjeve “Adidas” e ka publikuar të dielën topin zyrtar për ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të Kampionatit Evropian 2024 në Gjermani.
Ai është quajtur “FussballLiebe Finale”.
Në topin e ri shihen elemente të reja, ndërsa ngjyra e bardhë është zëvendësuar me të argjendtën, që përfaqëson kupën për të cilën luftojnë katër skuadrat e mbetura, Spanja, Franca, Holanda dhe Anglia.
Po ashtu në të janë edhe ngjyrat e shtetit mikpritës të këtij Evropiani, Gjermanisë.
Ky është topi i parë me teknologjinë më të re, që u jep gjyqtarëve të ndeshjes informata të sakta në kohë reale.
Me ndihmën e Inteligjencës Artificiale që sheh pozitat e secilit lojtarë në fushë, kjo teknologji ka kontribuuar edhe në sinjalizimin e shpejtë të pozitave jashtë loje.
-
FIFA prezanton topin e ri të Kupës së Botës
-
Teknologjia e topit “Adidas” do të mundësojë vendime më të shpejta në Evropian
-
Zbulohet topi zyrtar i “Euro 2024”
-
A mund të jetë topi prej 170 dollarësh arsye për golat spektakolarë në “Euro 2024”?
-
UEFA njofton për ndryshimet në organizimin e “Topit të Artë”