Presidenti i skuadrës së Veronas, Maurizio Setti, në një intervistë dhënë së fundmi për mediumin “L’Arena”, ka folur për duelin e së dielës ndërmjet Veronas dhe Napolit.
Ai dha lëvdata për reprezentuesin dhe kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin, i cili është pjesë e skuadrës së Napolit.
“Ndeshja kundër Napolit do të jetë shumë e vështirë. Ekipi është gati për fundin e shkëlqyer, por llogaritë bëhen në fund të edicionit”, tha fillimisht ai.
“Rrahmani është te një skuadër që po garon për titull kampioni dhe kjo më bën krenar”, ka thënë ai.
28-vjeçari Rrahmani ka luajtur në 33 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion me Napolin, teksa ka shënuar tri gola.