Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, ka dalë i pastër në aferën e korrupsionit, pas gjykimit që e pati në Zvicër.
Al-Khelaifi, i cili është edhe kryetar i grupit mediatik BeIN, u akuzua se i ka dhënë dhurata ish-sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke, në mënyrë që t’i sigurojë të drejtat televizive për botërorët 2026 dhe 2030.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoValcke u shpall fajtor për falsifikim të dokumenteve në lidhje me të drejtat televizive. Atij iu dhanë 120 ditë suspendim.
Francezi gjithashtu u urdhërua t’i paguante FIFA-s rreth 1.65 milionë euro si dëmshpërblim. Prokurorët kishin kërkuar dënim me tri vjet burgim.