Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Al-Khelaifi lirohet nga akuzat për korrupsion

Foto: Franck Fife / AFP / Getty Images

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, është liruar nga akuzat për korrupsion të ngritura nga gjykata e apelit në Zvicër.

Ish-sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valcke, po ashtu u lirua nga akuzat e njëjta, por në një rast tjetër gjyqësor u shpall fajtor për pranim të ryshfetit dhe falsifikim dokumentesh.

Valckes 61-vjeçar iu dha dënim me burg prej 11 muajsh, si dhe gjobë prej 20 mijë frangave zvicerane, por këto dënime u suspenduan.