Ju kujtohet debati që ka shpërthyer së fundmi mes presidentit të La Ligës, Havier Tebas dhe klubeve të njohura si PSG e Inter?
Epo në qendër të këtyre deklaratave janë edhe klubet shqiptare.
Më saktësisht, Havier Tebas i referohet dënimeve që janë dhënë ndaj tyre sa i përket Fair Play Financiar, me siguri duke iu referuar atij të Tiranës që është i vetmi që u bë publik në faqen e UEFA-s.
“Duhet t’i bëjmë vetes pyetjen se pse disa klube fryjnë shifrat e transferimeve të lojtarëve.
E kam fjalën për PSG-në, por edhe për Juventusin që mori Ronaldon, apo Interin që nuk ka para, por i ofron shifra të çmendura Lluka Modriçit.
“Transferimi i Neymarit te PSG është një mashtrim. Vetë PSG është një mashtrim, ashtu si Manchester City”, ishin fjalët e tij duke kërkuar që UEFA të bëhej më aktive.
Edhe
Real Madridi kërkon më shumë se 4 miliardë euro dëmshpërblim nga UEFA
“Nuk na shërben që të dënohen klubet shqiptare, të Republikës Çeke apo ndonjë turke”, ka thënë ai.
“Industria e futbollit në Europë ka probleme të mëdha dhe është në rrezik”, ishin fjalët e Tebas, shkruan Vip Sport.
Për këto deklarata, klube si PSG e Inter kanë vendosur të hapin çështje gjyqësore për shpifje dhe dëmtim imazhi ndaj presidentit të La Ligës.