Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Presidenti i Federatës izraelite nuk pret që të luhet ndeshja ndaj Kosovës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Izraelit, Moshe Zuarez, nuk pret që ndeshja Kosovë – Izrael të luhet së shpejti. Ai ka thënë se futbolli nuk është në mendjen e askujt, në kohën kur Izraeli po përballet me Hamasin në një konflikt që ka nisur qe pesë ditë e që ka lënë mijëra viktima nga të dyja palët.

UEFA ende nuk ka dalë me një vendim final për ndeshjen Kosovë – Izrael e paraparë të zhvillohet të dielën në Prishtinë.

Kjo ndeshje do të shtyhet, sipas presidentit të futbollit izraelit, i cili ka thënë se UEFA do të dalë shumë shpejt me një njoftim.

“Ne presim të dimë datën e lojës së shpejti, por sigurisht që nuk do të ndodhë shumë shpejt. Për momentin, askush nuk mendon të luajë futboll. Situata në vendin tonë është e tmerrshme dhe shpresojmë që e gjitha kjo të përfundojë së shpejti”, ka thënë Zuarez, raportojnë mediume të ndryshme në Evropë.

UEFA tashmë ka shtyrë për 15 nëntor ndeshjen Izrael – Zvicër, ndërsa ende nuk është marrë vendim për ndeshjen Kosova – Izraeli.

Kosova ka katër pikë në Grupin I, ndërsa Izraeli 11 pikë dhe ka gjasa për të siguruar një nga dy vendet e para. Para Izraelit janë Rumania dhe Zvicra me një, përkatësisht dy pikë më shumë.