Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Premtohet organizim i madh i Kupës së Botës 2026

Një delegacion diplomatik i tri vendeve nikoqire të Kupës së Botës 2026 ishin në Katar të dielën për ta përcjellë finale në mes të Argjentinës dhe Francës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika dhe Kanadaja do të organizojnë ngjarjen më të madhe të futbollist në më pak se tre vjet e gjysmë.

“Nuk mund të ishim më të emocionuar. Ne jemi tashmë në punë të vështirë duke u përgatitur për vitin 2026 dhe mezi presim të mirëpresim shikuesit nga e gjithë bota”, ka thënë Linda Thomas-Greendield, ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara që udhëhoqi delegacionin presidencial në finale. Ajo u tha organizatorëve të Katarit se kanë vendosur standarde të larta të organizimit. Botërori i vitit 2026 do të luhet në 16 qytetet, prej tyre 11 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tre në Meksikë dhe dy në Kanada. Argjentina fitoi të dielën titullin e Botës në Katar duke e mposhtur Francën 4:2 në penallti pas barazimit 3:3.