Sport

Premier League gati për vazhdimin e garës, me gjithë telashet nga Botërori

Herën e fundit që kemi parë ndeshje të Premier Leagues ishte e diel, 13 nëntor, me Manchester Unitedin që fitoi në kohën shtesë në Fulham.

Gjashtë javë kanë kaluar që nga ajo kohë, pasi nisi Botërori i Katarit, ku Uellsi u eliminua në fazën grupore, kurse Anglia u eliminua në penallti, para se Argjentina ta fitonte Kupën e Botës.

Më 26 dhjetor rikthehen klubet elitare.

Arsenali është i pari në tabelë pas 14 ndeshjeve të luajtura në këtë kampanjë.

Ka fituar 37 pikë dhe ka lëshuar pikë vetëm në dy ndeshjet e para deri tani – humbja e vetme ishte në Manchester United në fillim të shtatorit.

Pasi e pati nisjen më të mirë të Premier Leagues, kjo do të jetë hera e parë që janë në krye të tabelës në kohën e Krishtlindjeve, që prej edicionit 2007-08.

Të gjitha shtatë ekipet që i kanë fituar 12 nga 14 ndeshjet e para, e kanë fituar edhe titullin e Premier Leagues.

Një tjetër shtysë e madhe për “revolveristët” që të shpresojnë në titull, është se skuadrat që kanë kryesuar në këtë periudhë, janë bërë kampion në 10 prej 13 sezoneve të fundit.

Në ndeshjen e parë në rikthim, Arsenali luan kundër West Hamit në “Emirates Satdium”.

Vendi i dytë, Manchester City nuk do të luajë deri më 28 dhjetor në udhëtim te Leedsi. Fitorja do të bënte që Arsenali të largohej me tetë pikë më shumë se kampioni në fuqi që është në ndjekje të liderit.

Ndikimi i Kupës së Botës

Kupa intensive, në mes të sezonit, gjithmonë është parashikuar me rrezik të lëndimeve të lojtarëve.

Lideri Arsenali mund ta ketë ndikimin më të madh si rezultat i lëndimit të rëndë në gju nga sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus.

Atë mund ta shohim sërish në fushë në fund të shkurtit. Pati nisje të shkëlqyer me “revolversitët”, pavarësisht se ai nuk ka shënuar në gjashtë ndeshjet e fundit para pushimit.

Pavarësisht se pati më së shumti lojtarë në Kupën e Botës, gjithsej 16, Manchester Unitedi aktualisht nuk e ka asnjë të lënduar.

Numri i madh i atyre lojtarëve në Katar u eliminuan në gjysmëfinale, ndërsa vetëm Julian Alvarez i Argjentinës arriti që të shkonte përtej një të tetës së finales.

Golashënuesi më i mirë i Premier Leagues, Erling Haaland, ka qenë në gjendje të pushojë për disa javë, dhe është i gatshëm që të rikthehet e ta vazhdojë serinë pozitive me 18 gola në 13 ndeshje. Sulmuesi norvegjez e luajti ndeshjen e parë për Cityn që prej disfatës në nëntor nga Brentfordi 2:0 në miqësore. Ai shënoi kundër Gironas në fitoren më 17 dhjetor, ashtu siç bëri edhe Kevin de Bruyne.

Ka interesim për lojtarët të cilët ishin të lënduar para se të niste Botërori, nëse janë gati për rikthim.

Reece James dhe Wesley Fofana te Chelsea, sulmuesi i Newcastleit, Alexander Isak, dhe Dominic Calvert-Lewin i Evertonit, të gjithë mund të rikthehen. Një gjë e tillë nuk mund të thuhet pë Luis Diazin, sulmuesin e Liverpoolit, që u operua në gju dhe pritet të mungojë edhe tre muaj.

Do të ketë ngjeshje të madhe të orarit për zhvillimin e dueleve në Angli.

Prej kësaj kohe e deri në fund të janarit, do të zhvillohen edhe pesë xhiro të elitës së futbollit anglez. Kjo ka ndodhur për shkak se disa skuadra nuk kanë mundur të paraqiten në raundin e katërt të Kupës Carabao, ndërsa ato ndeshje u zhvilluan më 20-22 dhjetor.

Për më shumë, rrethi i tretë i Kupës FA do të luhet nga 6 deri më 9 janar. Disa skuadra do të vazhdojnë më pas në shkurt, me ndeshje evropiane.