Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prapë spanjollët më të mirët në Evropë

Liga e Spanjës është treguar më e mira edhe në edicionin aktual në Ligën e Kampionëve, të paktën deri në fazën e çerekfinales.

Nga tri skuadra që ishin kualifikuar në fazën e 1/8 së finales, të tria kanë siguruar fazën e ardhshme. Real Madridi, Barcelona dhe Sevilla do të përfaqësojnë La Ligën në çerekfinale të “Championsit”.

Anglezët që kishin pesë skuadra në fazën e shkuar, tani në çerekfinale do të përfaqësohen vetëm me Manchester Cityn dhe Liverpoolin.

Me dy skuadra do të përfaqësohet edhe Italia. Juventusi dhe Roma janë dy skuadrat e mbetura italiane në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e tetë është nga Gjermania. Bëhet fjalë për kampionin Bayern Munich.