Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spanjollët sërish më të mirët në Ligën e Kampionëve

La Liga spanjolle po vazhdon të dominojë në Ligën e Kampionëve.

Siç është bërë zakon viteve të fundit, edhe sivjet në çerekfinale më së shumti pjesëmarrës ka nga kjo ligë.

Spanja përfaqësohet nga tri ekipe: Atletico Madrid, Barcelona dhe Real Madridi.

Gjermania ka dy ekipe, Bayernin dhe Dortmundin, ndërsa nga një kanë Italia, Anglia e Franca.

Kampioni Juventus përfaqëson Serinë A, Leicesteri Premier Ligën dhe Monaco Ligue 1 të Francës.