Trajneri i Chelseat, Graham Potter, ka thënë se shëndeti mendor i tij dhe i familjes ka qenë në gjendje shumë të vështirë, pasi kanë pranuar mesazhe abuzuese nga persona të panjohur, për shkak të formës së dobët me Chelsean.
“Blutë” kanë fituar vetëm dy nga 14 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ndërsa humbën në Premier League nga Southamptoni të shtunën e kaluar.
Chelsea ka thënë se po e ofron përkrahjen më të madhe për Potterin dhe familjen e tij.
“Kam pranuar disa mesazhe të cilat nuk kanë qenë të mira, të cilat më kanë dashur mua të vdekur. Nuk është gjë e mirë të pranosh të tilla mesazhe”, ka thënë Potter.
Nën drejtimin e Potterit, Chelsea ka fituar vetëm nëntë nga 25 ndeshje.
Artikuj të ngjashëm