Ange Postecoglu është kandidati tjetër i preferuar nga zyrtarët e Tottenhamit për postin e trajnerit të klubit.
Trajneri i Celticut ka hyrë në listën e Spursit, bashkë me trajnerët e tjerë si Roberto de Zerbi i Brightonit dhe Marco Silva i Fulhamit.
Tottenhami është në kërkim të një trajneri pasi Arne Slot ka deklaruar javën e kaluar se do të qëndrojë te Feyenoordi.
Postecoglu me Celticun ka fituar tre trofetë kryesorë në Skoci, Kupën e Skocisë, Kupën e Ligës dhe Premiershipin.