Ange Postecoglou është emëruar trajner i ri i skuadrës së Tottenhamit. Ekipi nga Londra, të martën e ka zyrtarizuar angazhimin e Postecoglout.
Ai me Tottenhamin ka firmosur kontratë katërvjeçare, ndërsa është trajneri i katërt tek ekipi anglez prej vitit 2019 pas Jose Mourinhos, Nuno Espirito Santos e Antonio Contes.
Postecoglou së fundmi ishte trajner i Celticut në Skoci.