Danilo Pereira pritet të mungojë në dy ndeshjet e mbetura të fazës grupore për Portugalinë. Është raportuar se ai ka thyer brinjët në stërvitje.
Ylli i Paris Saint-Germainit luajti në qendër të mbrojtjes në fitoren dramatike të Portugalisë 3:2 kundër Ganës.
31-vjeçari do të mungojë në duelin e së hënës kundër Uruguait dhe të premten kundër Koresë së Jugut.
Nëse Pereira nuk do të shërohet në kohë, përzgjedhësi Fernando Santos do ta përdorë Pepen apo Antonio Silvan e Benficas. Pepe ka 129 paraqitje për Portugalinë dhe e fitoi Evropianin.