Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Portugalia kampion i Evropës edhe në futsall 

Portugalia është shpallur kampion i Evropës edhe në futsall, pasi është kampion i Evropës edhe në futboll. 

Në finale të Evropianit që u mbajt në Slloveni, kombëtarja portugeze e mposhti Spanjën me rezultat 3 me 2, raporton Koha.net. 

Për portugezët golat i shënuan Ricardinho, në minutën e parë, dhe dy herë shënoi Bruno Coelho në minutat 39 dhe 50. 

Kurse për Spanjën shënuan Tolra, në minutën e 19 dhe Lin në minutën e 32. 

Lojtari më i mirë i Euro 2018 në futsall u shpall kapiteni i Portugalisë, Ricardinho. 

Image