Portugalia e udhëhequr nga Cristiano Ronaldo ka përfunduar e para në Grupin A, me shtatë pikë të mbledhura, aq sa ka edhe Meksika në vendin e dytë, duke arritur kështu gjysmëfinalen në Kupën e Konfederatave.
Fitorja prej 0-4 ndaj Zelandës së Re i siguroi vendin e parë në grup Portugalisë, transmeton Koha.net. Golat u shënuan nga Ronaldo, dy herë shënoi Silva, dhe një e shënoi Nani në fund të takimit.
Në përballjen tjetër Meksika e eliminoi nikoqirin Rusinë, duke e mposhtur me rezultat 2 me 1.
Rusët filluan këtë përballje më mirë duke shënuar në minutën e 25 përmes Samedovit, por pas pesë minutave Meksika barazoi shifrat përmes Araujos.
Fitoren Meksikës ia siguroi Lozano, duke shënuar në minutën e 52. Rusia e përfundoi takimin me një lojtar më pak në fushë kur Zhirkov u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.