Një gol i Cristiano Ronaldos ndaj Rusisë i ka mjaftuar Portugalisë për të siguruar fitoren e parë në Grupin A të Kupës së Konfederatave.
Superylli i Real Madridit shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e tetë.
Me këto tri pikë, Portualia merr kreun e grupit me katër pikë. E dyta mbetet Rusia që ka tri, ndërsa pas tyre vijnë Meksika e Zelanda e Re me nga një pikë, por ndeshja mes tyre zhvillohet më vonë.