Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Porto konfirmon shitjen e Vieiras tek Arsenali

Skuadra e Portos ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Arsenalin për mesfushorin Fabio Vieira.

Skuadra portugeze ka pranuar ofertën e Arsenalit prej 35 milionë eurosh dhe pesë të tjera në formë bonusesh për 22-vjeçarin.

Vieira do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me “Topçinjtë” dhe pritet të zyrtarizohet të shtunën.

Vieira ka shënuar shtatë gola dhe ka regjistruar 16 asistime në 39 paraqitje për Porton edicionin që lamë pas.

Artikuj të ngjashëm