Skuadra e Juventusit ka mbetur pa portierin e dytë, Mattia Perin për pjesën e mbetur të këtij edicioni. Ekipi italian të mërkurën ka njoftuar se Perin se gjatë këtyre ditëve do t'i nënshtrohet operimit të shpallutës dhe nuk do të kthehet deri në fillim të edicionit të ardhshëm.
Perin 26-vjeçar, para fillimit të këtij edicioni i është bashkuar Juventusit nga Genoa dhe ka qenë portieri i dytë, pasi titullar është preferuar polaku Wojciech Szczesny, transmeton Koha Ditore.
Perin këtë edicion ka regjistruar nëntë paraqitje në Serie A dhe me kampionin e Italisë ka kontratë deri në verën e vitit 2022.
Artikuj të ngjashëm