Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Portieri Muriq zëvendësohet pas gabimit të rëndë

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq nuk është paraqitur për Burnleyn në pjesën e dytë kundër Watfordit të martën mbrëma.

Ai u zëvendësua nga trajneri Vincent Kompany për shkak të paraqitjes së dobët të portierit shtatlartë. Muriq pati një dalje të gabuar në minutën e 32-të, kur edhe Watfordi kaloi në epërsi nëpërmjet Joao Pedros. Burnley shënoi golin e barazimit në minutën e fundit të kohës shtesë të ndeshjes që i takoi javës së 32-të të Championshipit anglez.

Burnley është lider me 69 pikë. Ndeshja e luajtur të martën përfundoi 1:1.

 

Artikuj të ngjashëm