Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Portieri i Kosovës pranon gol tre minuta para fundit

Aro Muriq ka kompletuar një tjetër ndeshje me skuadrën e tij Adan Demirspor.

Por, Adana Demirspori barazoi të shtunën gjatë ditës me Kayserisporin 1:1, në kuadër të xhiros së 21-të në elitën e futbollit të Turqisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Skuadra e reprezentuesit të Kosovës ishte në epërsi nga minuta e 26-të, por pranoi gol tre minuta para fundit.

Muriq nuk arriti ta presë gjuajtjen e fuqishme të Carlos Manes nga afërsia.

Adana Demirspori në 21 ndeshje ka arkëtuar 34 pikë, kurse Kayserispori ka 28 pikë dhe është në pjesën e poshtme të tabelës.

Muriq sivjet ka luajtur në 16 ndeshje në të gjitha garat dhe ka pranuar po aq gola.