Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Portieri i Kosovës fiton me Burnleyn

Arijanet Muriq dhe Burnley kanë marrë pikët e plota në ndeshjen e xhiros së 17-të të “Championshipit” anglez, apo rangut të dytë të futbollit në Angli.

Burnley të shtunën fitoi në udhëtim te Sunderlandi me rezultatin 4:2, ani pse ishte dy gola disavantazh.

Muriq e kompletoi ndeshjen te Burnley, ndërsa Leon Dajaku ishte në bankën rezervë te skuadra e Sunderlandit.

Burnley është i treti në tabelë në 16 ndeshje të luajtura. Ka 29 pikë.

Sunderlandi në mesin e tabelës ka 20 pikë në 16 ballafaqime.

Artikuj të ngjashëm