Sport

Portieri i Dritës mbyll sezonin para kohe

Portieri i Dritës, Faton Maloku e ka përfunduar sezonin para kohe. Klubi nga Gjilani ka njoftuar të enjten se shkaku i lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Trepçës ’89, edicioni është mbyllur për Malokun.

Në njoftimin e klubit thuhet se pas ekzaminimeve të fundit, është konfirmuar se Maloku ka këputur ligamentin e gjurit dhe do të mbetet për një kohë të gjatë jashtë fushe. Madje, ai javën e ardhshme pritet t’i nënshtrohet operimit.

Mungesa e Malokut do të ndihet te Drita që po lufton për titullin e kampionit këtë sezon në Superligën e Kosovës.