Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Portieri i Dortmundit lejoi Benderin që të shënonte në ndeshjen e fundit të karrierës

Borussia Dortmundi triumfoi 3:1 përballë Leverkusenit në ndeshjen e fundit të këtij edicionin në Bundesliga.

Mirëpo, një episod tejet i veçantë kishte ndodhur në minutat e fundit të ndeshjes.

Në minutën e 90-të u akordua penallti për Leverkusenin, dhe lojtari që e mori përsipër për ta goditur ishte Lars Bender, i cili po luante ndeshjen e fundit në karrierë në futbollin profesionist.

Bendet goditi topin, ndërsa portieri i Dortmundit, Roman Burki, nuk reagoi fare duke e lënë topin të shkonte në rrjet.

Në fund, mesfushori gjerman e falënderoi Burkin për këtë veprim plot klas.