Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Portieri Berisha vazhdon kontratën me Kreuzlingenin

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës në hendboll, Haris Berisha, ka vazhduar kontratën me ekipin nga Zvicra, Kreuzlingen, ka njoftuar të mërkurën Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK).

Berisha, i cili kishte kontratë deri në muajin qershor të këtij viti, të mërkurën e ka vazhduar atë edhe për një vit.

Ai ka pasur paraqitje të mira në Ligën B të Zvicrës dhe te Kreuzlingeni kanë vendosur që atij t’ia besojnë portën edhe për sezonin e ardhshëm. Kreuzlingeni synim e ka futjen në elitën e hendbollit zviceran.