Portieri i të rinjve të Benficas, Samuel Soares, ka realizuar një super gol, ndoshta më të mirin ndonjëherë.
Në këtë ndeshjes së Ligës së Dytë portugeze, skuadra e portierit po humbte nga Trofense, ndërsa Soares qëlloi nga afërsia e portës së tij, për ta dërguar topin në gol.
Benfica shënoi fitore në fund me rezultat 2:1.
Goli i 20-vjeçarit u komentua shumë në mediat online. Disa e quajtën si golin më të bukur të të gjitha kohërave.