Goli i Julio Enciscos për Brightonin kundër Manchester Cityn dhe ai i Sam Kerrit në Kupën e Botës janë dy prej 11-të nominimeve për çmimin e golit më të mirë nga FIFA.
Encisco, 19-vjeçar, realizoi supergol nga një distancë prej afër 23 metrave kundër Cityt në Premier League në muajin maj.
Kerr e Australisë ndërkohë realizoi kundër Anglisë, pasi pranoi topin në gjysmën e fushës së skuadrës së saj, vrapoi dhe kaloi kundërshtaret dhe shënoi në portën e Mary Earps, në Botërorin për futbolliste.
Ky çmim jepet për futbollistët apo futbollistet me golin më të bukur në botë të shënuar përgjatë vitit.
Nga futbollistet në listë janë edhe Beatriz Zaneratto dhe Linda Caicedo.
Gola të bukur kanë shënuar edhe Nuno Santos, Guilherme Miranda, Alvaro Barreal, Ivan Morante, Kang Seong-Jin, Askhat Tagybergen dhe Brian Lozano.