Goli që braziliani Richarlison e ka shënuar ndaj Serbisë në Kupën e Botës në Katar është përzgjedhur nga FIFA si njëri prej më të mirëve të vitit. Richarlison kishte shënuar supergol më 24 nëntor të vitit të kaluar në fitoren e Brazilit ndaj Serbisë. Ai realizoi me goditje akrobatike nga zona.
Dhe ai gol është kandidat i fuqishëm për çmimin “Pushkash” që FIFA e ndanë për golin më të mirë të vitit 2022.
Mario Balotelli, Theo Hernandez, Kylian Mbappe janë po ashtu kandidatë me golat e tyre. Në konkurrencë janë 11 gola.
Tifozët e Argjentinës, të Japonisë dhe Abdullah Al Salmi i Arabisë Saudite konkurrojnë për çmimin e tifozëve.