Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ponte Prizreni fiton ndaj Pejës, finalisti vendoset në “Sezai Surroi”

Ponte Prizreni ka arritur fitore të madhe të dielën në “Karagaçi” duke e mposhtur Pejën me rezultatin 88:62.

Skuadra nga Prizreni me këtë fitore ka barazuar serinë e ndeshjeve gjysmëfinale në 2:2.

Ndeshja e pestë do të luhet në Prizren, ku do të përcaktohet finalisti i Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja ishte e dominuar nga prizrenasit që nga fillimi e deri në fund kishin epërsi ndaj Pejës.

Madje basketbollistët prizrenas kishin epërsi deri në 30 pikë në këtë përballje.

Edhe Peja një fitore larg finales Sport Peja një fitore larg finales

Lojtari më i dalluar te Ponte ishte Kwame Vaughn me 22 pikë i ndihmuar edhe nga Divine Myles që shtoi 19 pikë.

Te Peja me lojë të mirë u veçua Brandon Walters me 11 pikë e nëntë kërcime.