Klubi basketbollistik Peja ka shënuar fitore në ndeshjen e tretë gjysmëfinale të “play-offit” duke e mposhtur të premtën në “Karagaçi”, Ponte Prizrenin me rezultatin 108:85.
Pejanë me një fitoreje eventuale në ndeshjen tjetër do të kalonin në finale të “play-offit” pasi tani avancojnë 2:1 me ndeshje.
Në dy takimet e luajtura në Prizren, nga një fitore u ka takuar secilës skuadër.
Takimi ishte i dominuar nga Peja që për asnjë moment nuk iu rrëzikua fitorja në këtë përballje.
Madje basketbollistët vendas arritën të krijonin epërsi mbi 25 pikë të cilën e ruajtën deri në fund të ndeshjes për të marr një fitore të rëndësishme.
Lojtari më i dalluar te pejanët në këtë përballje ishte Brandon Walters me 29 pikë 17 kërcime dhe tri asistime. Dardan Berisha kontribuoi me 22 e tetë asistime.
Te Prizreni u veçua Kwame Vaughn me 30 pikë tri kërcime e tri asistime.
Ndeshja e ardhshme zhvillohet të dielën sërish në “Karagaçi” dhe me fitore eventuale Peja do të kaloj në finale.