Sport

Ponte prezanton Krasniqin

Basketbollisti Rilind Krasniqi është përforcimi i parë te Ponte Prizreni për sezonin e ri.

Ekipi prizrenas, të mërkurën e ka prezantuar Krasniqin, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Golden Eagle Yllit, skuadër me të cilën e fitoi titullin e kampionit.

Krasniqi me ekipin e ri, ka firmosur kontratë njëvjeçare, me mundësi vazhdimi.

“Me kënaqësinë më të madhe njoftojmë opinionin basketbolldashës se nga sot zyrtarisht ish-basketbollisti i Yllit, Rilind Krasniqi do vishet bardh e zi në edicionin që vjen. Pas bisedimeve gjatë fundjavës, sot u bë realizimi final i marrëveshjes dhe Rilind Krasniqi ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi”, thuhet në njoftimin e Pontes.

Krasniqi para dy viteve ishte pjesë edhe e skuadrës së Sigal Prishtinës.