Klubi i basketbolli, Ponte Prizreni ka zyrtarizuar transferimin e dytë të huaj për sezonin e ri.
Skuadra prizrenase ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me fundorin amerikan Wayne Arnold.
23-vjeçari sezonin e shkuar ishte pjesë e skuadrës universitare Concordia University.
Ai luajti me një mesatare prej 23 pikësh për ndeshje.
Klubi prizrenas ka paralajmëruar edhe përforcime të tjera.