Sport

Ponte kalon në gjysmëfinale pas vazhdimit

Ponte Prizrenit i është nevojitur vazhdimi prej pesë minutave për ta mposhtur skuadrën e Vëllaznimit në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 94:94 derisa pas vazhdimit, rezultati ishte 109:106 në favor të Ponte Prizrenit. Me këtë fitore, Ponte ka siguruar plasmanin në gjysmëfinale të kësaj gare.

Arti Hajdari me 31 pikë të shënuara ishte më i dalluari te ekipi prizrenas kurse me lojë të mirë u veçuan edhe Jeremiah Paige (23) e Divine Myles (20).

Te Vëllaznimi, Andi Shehu ndeshjen e mbylli me 31 pikë të shënuara derisa Emmanuel Emogbo shtoi 25 sosh por që nuk mjaftuan për të vituar humbjen.

Në krye të skuadrës gjakovare në këtë ndeshje debutoi trajneri nga Kroacia, Branimir Paviq.

Në gjysmëfinale, Ponte Prizreni e pret fituesin e çerekfinales tjetër, në të cilën takohen Peja dhe Sigal Prishtina prej orës 19:00.