Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ponte fiton minimalisht ndaj Pejës në gjysmëfinalen e dytë

Ponte Prizreni ka barazuar në 1:1 serinë gjysmëfinale të plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll. Ponte ka triumfuar me rezultatin e ngushtë 112:111 ndaj Pejës pas vazhdimit prej pesë minutave pasi koha e rregullt e ndeshjes përfundoi pa fitues, 99:99.

Plejmejkeri Divine Myles ishte më i merituari për këtë triumf të Pontes pasi ndeshjen me 33 pikë, shtatë kërcime e po aq asistime. Atij i dolën në ndihmë edhe Nicolas Taliaferro me 28 pikë e Josh Martin me 15 pikë e 12 kërcime. Te Peja, më efikasi ishte kapiteni Dardan Berisha me 43 pikë të shënuara, i përcjellë nga Brandon Walters (23 pikë, 11 kërcime) e AJ Walton (20 pikë e 10 kërcime). Seria gjysmëfinale do të bartet në Pejë, saktësisht dy ndeshjet e ardhshme do të luhen në palestrën “Karagaçi” të premten dhe të dielën. Ekipi që shënon tri fitore në këtë seri, do të kualifikohet në finale.