Sport

Prishtina me mund të madh triumfoi ndaj Pontes

Ponte Prizreni ka regjistruar humbjen e dytë rresht në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pas disfatës befasuese javën e shkuar nga Vëllaznimi, Ponte Prizreni u mposht edhe nga Sigal Prishtina në udhëtim.

Në duelin e luajtur të shtunën në kuadër të xhiros së shtatë, Prishtina triumfoi me rezultatin 90:88.

Ndeshja në përgjithësi ishte e barabartë, ndonëse Prishtina shkoi deri në 13 pikë epërsi.

Ponte u rikthye ne fund dhe ngushtoi rezultatin në një pikë të vetme (89:88) nuk arriti ta shfrytëzojë aksionin e fundit për ta humbur duelin.

Dardan Berisha me 24 pikë të shënuara, prej të cilave realizoi gjashtë treshe, ishte lider i Prishtinës.

Jan Palokaj shtoi 21, ndërsa Lejson Zeqiri kontribuoi me 16 pikë për fitoren e dytë rresht të Prishtinës.

Te Ponte, u veçuan Meriton Ismaili e Dachon Burke, që shënuan nga 22 pikë secili, por nuk arritën ta evitojnë humbjen.

Me këtë fitore, Prishtina ka tubuar 12 pikë, dy më shumë se Ponte Prizreni.