Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Polonia një pikë larg Botërorit

Polonia ka shkelur Armeninë 1 me 6 në ndeshjen e parafundit të Grupit E kualifikues për Botërorin “Rusia 2018”.

Robert Lewandowski realizoi tregolësh për fitoren bindëse të polakëve. Grosicki, Blaszczykowski dhe Wolski realizuan nga një tjetër. Për Armeninë i vetmi që shënoi ishte Hambardzumyan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me këtë fitore Polonia i afrohet shumë Botërorit. Ajo ka 22 pikë në tabelë, ndërsa ndjekësit e parë të saj Mali i Zi dhe Danimarka kanë nga 16. Në rast të barazimit në ndeshjen e tyre sonte, Polonia siguron qysh tash Botërorin. Mirëpo nëse ndonjëra arrin fitore, atëherë Polonisë i mjafton vetëm një pikë në ndeshjen e fundit.