Paul Pogba thotë se s’ka probleme me Jose Mourinhon, pavarësisht se së fundmi është lënë edhe në bankën rezervë te Manchester Unitedi.
25-vjeçari ishte në qendër të raportimeve të mediave pasi u la jashtë ekipit të parë në disa ndeshje sivjet, pavarësisht se është transferimi rekord i klubit. Shkak u raportua të jetë prishja e raporteve me trajnerin portugez.
“Është e vërtetë që kurrë nuk rrija rezervë, por kjo edhe mund të më forcojë. Duhet të kaloni këso periudha që të forcoheni. Nuk ka problem me Mourinhon. Nuk jam unë që zgjedh ekipin. Pyeteni trajnerin nëse dëshironi të dini pse luaj më pak. I respektoj zgjedhjet e trajnerit”, është shprehur francezi për Telefoot.
Pogba po ashtu ka thënë se është herët të flitet për largim nga Unitedi, por “gjithçka mund të ndryshojë”.