Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pogba refuzoi ta nënshkruante fanellën e Unitedit [VIDEO]

Mesfushori francez, Paul Pogba, të shtunën mbërriti në Turin të Italisë, për t'iu rikthyer Juventusit. Me të mbërritur, Pogba u ndesh me fansa që kërkonin autografin e tij, derisa refuzoi që ta nënshkruante fanellën e Manchester Unitedit.

Në mesin e disa fanellave, atij iu ofrua ajo e klubit anglez, por 29-vjeçari e refuzoi duke buzëqeshur. Pamjet u bënë virale në mediat online.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pogba do të transferohet te Juventusi si futbollist i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Manchester Unitedin.