Paul Pogba po planifikon të qëndrojë te Manchester Unitedi. Sipas mediave angleze, mesfushori do të respektojë deri në fund kontratën e tij me “Djajtë e Kuq”, transmeton KOHA.
Pogba ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2022. Ai nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës dhe do të largohet si futbollist i lirë.
27-vjeçari këtë sezon ka luajtur në vetëm 373 minuta në Premierligë.
Ai është përballur me lëndime të shumta tek “Djajtë e Kuq”.